Gazeta serbe akuzon Maqedoninë se ia dorëzuan shtetin shqiptarëve dhe do të kërkojë nga Spanja të njeh pavarësinë e Kosovës

Lajme

Gazeta serbe akuzon Maqedoninë se ia dorëzuan shtetin shqiptarëve dhe do të kërkojë nga Spanja të njeh pavarësinë e Kosovës

Nga: F.B Më: 19 mars 2021 Në ora: 12:44
Artan Grubi

Mediet serbe i kanë dhënë publicitet deklaratës së zëvendës-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi se Maqedonia e Veriut do të kërkojë nga Spanja njohjen e pavarësisë së Kosovës, pasi ajo përbën prioritet për ta, ndërkohë që potencohet kërkesa e palës maqedone për mbështetje të Kosovës për regjistrimin e popullsisë.

Këtë deklaratë Grubi e ka bërë pas takimit që ka zhvilluar me ushtruesen e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Grubi po ashtu njoftoi se ka kërkuar nga osmani mbështetje për realizimin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni.

“Osmani më ka premtua se do të përfshihet në procesin e regjistrimit, ndërsa unë i urova krijimin sa më të shpejtë të institucioneve, ashtu që të mund të vazhdojmë mbajtjen e dy qeverive dhe realizimin e projekteve të përbashkëta përfshirë rrugën e Prizrenit”, tha ai.

Lidhur me deklaratën se ministri i jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani do të kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës, Grubi ka theksuar po, sepse çështja e Kosovës është prioritet për ne.

"Ne siguruam U.d. osmani se nuk do mungojë mbështetja jonë në asnjë forum ndërkombëtar , tha Grubi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat