Vdes profesoresha Sazana Çapriqi

Lajme

Vdes profesoresha Sazana Çapriqi

Më: 19 mars 2021 Në ora: 15:30
Sazana Çapriqi

Sot, pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 58 vjeçare, vdiq Sazana Çapriqi.

Profesoresha universitare, studiuesja dhe përkthyesja pasionante nga gjuha angleze në shqipe dhe anasjelltas, ishte anëtare e PEN Qendrës së Kosovës dhe aktviste e këtij asociacioni që nga themelimi i tij.

Vdekja e saj bëhet edhe më rëndë, sidomos për fëmijët e saj, por edhe për kolegët, pasi që e ndjera e përjetoi shumë rëndë vdekjen e bashkëshortit të vet tri vjet më parë, Basri Çapriqi, ish- kryetar i PEN Qendrës.

PEN Qendra e Kosovës me këtë rast ngushëllon familje Çapriqi dhe merr pjesë në pikëlliminin e saj.

Sazana Çapriqi ishte kryetare e Komitetit të Grave Shkrimtare të PEN Qendrës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat