“Gratë në të zeza” protestojnë kundër racizmit të shqiptarëve në Serbi

Lajme

“Gratë në të zeza” protestojnë kundër racizmit të shqiptarëve në Serbi

Më: 21 mars 2021 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Organizata joqeveritare në Serbi “Gratë në të zeza” ka bërë të ditur se sot do të organizojë një protestë kundër racizmit që është duke iu bërë shqiptarëve në këtë shtet.

Në njoftimin e kësaj organizate në rrjetin social Facebook thuhet se protesta do të fillojë nga ora 13:00 dhe do të vazhdojë deri në ora 13:30.

“Ne e dënojmë ashpër gjuhën e urrejtjes, intolerancën dhe ksenofobinë kundër komunitetit shqiptar në Serbi, si dhe kundër shqiptarëve të Kosovës. Përfaqësuesit më të lartë të shtetit të Serbisë po prezantojnë termin racist dhe diskriminues ‘Shiptar’ në komunikimin zyrtar”.

“Gjatë aksionit skenik “Stop Racizmit”, ne do të rendisim vetëm disa shembuj të politikës shtetërore që stigmatizon komunitetin shqiptar! Sa më shumë gjuhë të dini, aq më shumë vleni – ne mësojmë shqip! Nëse doni të shkoni, nëse doni ta bëni – mos u shqetësoni!”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat