E konfirmon përsëri Vulin: Do të punojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Lajme

E konfirmon përsëri Vulin: Do të punojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Nga: F. B. Më: 22 mars 2021 Në ora: 13:42
Aleksandër Vulin

Ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin në takimin me ambasadoren zvicerane në Serbi Ursa Shmid, ka kundërshtuar interesimin e saj rreth nevojës së anëtarësimit të Kosovës në organizatën botërore të Policisë Interpol, duke thënë se “Serbia do angazhohet aktivisht që pamundësimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol” nëse përsëri aplikon për pranim, shkruan “Espreso”, transmeton “Bota sot”.

Vulin kështu është përgjigjur ndaj ambasadores së Zvicrës Shmid, thuhet në kumtesën e MPB, ku shtohet se “Kosova nuk mund të anëtarësohet në cilëndo organizatë botërore, posaçërisht në ato që kanë të dhëna me bandat narkotike”, citohet të ketë thënë Vulin.

Ministri i Policisë, Vulin ka deklaruar se ka thënë se Serbia do të punojë aktivisht në pamundësimin e hyrjes së Kosovës në Interpol, nëse eventualisht Prishtina paraqet kërkesën për pranim.

Kjo sipas Vulin është absolutisht e papranueshme dhe do bëhet gjithçka që kjo të parandalohet edhe pamundësohet.

Në kumtesën e lëshuar nga MPB e Serbisë nuk jepen qëndrimet apo ndonjë deklaratë e ambasadores zvicerane, përveç qëndrimit tashmë të njohur të Vulin rreth Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat