Nënkryetari i qeverisë së Serbisë dhe ministri i mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç ka shprehu sot shqetësimin e pjesëmarrjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës në stërvitjen “Defender Europe 21” që organizon NATO dhe ushtria amerikane, kumtoi ministria e mbrojtjes, në takimin me përfaqësuesit e ShBA-ve.
Ai ka takuar ambasadorin amerikan Entoni Godfri dhe të fërguarin e ri ushtarak në Beograd kolonelin Kori Shej, ku ka theksuar se vlerësojmë njoftimin në frymën e partneritetit për organizimin e kësaj stërvitje.
Stefanoviç ka theksuar se jemi thellë të shqetësuar pasi pjesëmarrja e Kosovës në kundërshtim me të gjitha aktet ndërkombëtare.
Ambasadori amerikan tha se kupton shqetësimin e Serbisë, ndonëse të dy vendet kanë këndvështrime të ndryshme lidhur me këtë çështje.
Godfri nënvizoi se ShBA do të vazhdojë bashkëpunimin intensiv me ushtrinë e Serbisë dhe shprehu shpresën për stërvitje bilaterale të dy ushtrive.
Stefanoviç shprehu gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me të gjitha shtetet dhe organizatat ndërkombëtare në harmoni me përcaktimin e strategjisë afatgjate të vendit.
Stefanoviç dhe ambasadori Godfri kanë nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit përmes programit të partneritetit të qëndrueshëm dhe gardën e Ohajos është me rëndësi për dy palët dhe pjesëmarrjen në operacionet shumëkombëshe.