Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Ja urimi i protë i Selës:
I nderuari Kryeministër i Kosovës
Z. Albin Kurti
Zgjedhja juaj për Kryeministër të Kosovës dhe e Qeverisë suaj padyshim që është institucionalizimi i verditktit që shqiptarët e Kosovës që votuan për ndryshimin duke ju besuar juve. Shqiptarët e Kosovës tani më kanë një Kryeministër dhe një Qeveri të merituar e cila me hapa më të shpejt do të vazhdojë me shtetndërtimit e Kosovës, për të mirën e qytetarëve drejt zhvillimit ekonomik, instalimit të shteteti të së drejtës dhe integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike.
Zgjedhja Juaj për Kryeministër të Kosovës nga shumica e votuesve kosovar, është një shpresë për të gjithë ata që e duan ndryshimin. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ashtu si gjithë shqiptarët kudo në botë, e kanë ndjekur me interes të madh procesin e ndryshimit të skenës politike në Kosovë, sepse Kosova dhe shqiptarët e Kosovës gjithmonë kanë qenë model i rezistencës dhe ndryshimit.
Më lejoni që në emrin tim dhe të Aleancës për Shqiptarët si parti mike e Vetëvendosjes tju shpreh urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj Kryeministër të Kosovës duke ju dëshiruar sukses dhe këmbëngultësi në realizimin e objektivave të juaja programore, kushtetuese por edhe kombëtare si Kryeministër i Kosovës.
Një Kosovë e fortë politikisht, ekonomikisht dhe e integruar është një garancë më tepër edhe për të ardhmen politike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.