Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se fakti “që serbët do kenë vetëm një ministri dhe thirrja e Kurtit për bashkim kundër Serbisë është porosi e qartë drejtuar serbëve”, shkruajnë mediet serbe, transmeton “Bota Sot”.
I pyetur për faktin se serbët do të kenë një ministri, aq sa do kenë edhe boshnjakët ndonëse sipas Kushtetutës serbëve iu takojnë dy, Vuçiq tha ka vërejtur dy gjëra në këtë situatë:
"Njëra, shkelja brutale e aktit të tyre më të lartë, nga këndvështrimi i tyre sepse aty shkruan se serbët duhen të kenë dy vende ministrore, po nuk qajnë kokën për këtë shkelje”.
Ai shtoi se shqiptarët në Kosovë nuk shqetësohen për këtë shkak sepse askush nga bota e jashtme nuk ju thotë asgjë, por ajo përbën porosi të qartë për popullin serb.
"Ndërsa porosi edhe më e qartë është konstatimi i kryeministrit Kurti kur bëri thirrje për bashkim kundër Serbisë. Mendoni sikur unë të bëja thirrje për bashkim kundër Prishtinës. Ndërsa unë ftojë në bashkim dhe të jemi të bashkuar në arritjen e kompromisit. Askush nuk ka reaguar në atë që ka thënë Kurti sepse kjo i lejohet”, u shpreh Vuçiç.
Vuçiq ka shtuar se është e lejuar gjithçka që është kundër Serbisë, përderisa do dënonin gjithçka që Serbia do bënte në atë çështje lidhur me Kushtetutën e saj.
“Kjo fol për hipokrizinë dhe standardet e dyfishta”, tha Vuçiç.