Selakoviç e quan të pakuptimtë thirrjen e Kurtit për bashkim kundër Serbisë

Lajme

Selakoviç e quan të pakuptimtë thirrjen e Kurtit për bashkim kundër Serbisë

Nga: F.B Më: 24 mars 2021 Në ora: 09:12
Selakoviç

Duke komentuar zgjedhjen e kryeministrit Albin Kurti, ministri i jashtëm i Serbisë Selakoviç, ka thënë se është e pakuptimtë thirrja që bëri Kurti qysh në fjalimin e parë si pushtet ekzekutiv për bashkim kundër Serbisë si dhe renditja në vendin e katërt të prioriteteve, dialogun me Beogradin.

Këtë e tha në emisionin “Këndi i drejtë në RTS, ku përmendi edhe shkeljen e Kushtetutës së Kosovës pasi nuk u respektua rregullorja për numrin e përfaqësuesve serb në pushtetin ekzekutiv, transmeton “Bota Sot”.

Ai shtoi se Parlamenti Evropian ka një laramani të organizatave politike me mbi 700 deputetë, ndër të cilët ka edhe lotues, andaj në atë kontest duhet shikuar raportin e ardhshëm për Serbinë.

"Organet shtetërore do analizojnë objektivisht raportin e PE që do miratohet këtyre ditëve dhe do marrim qëndrimin politik , shpresoj që ai të shqyrtohet edhe në Kuvend nga deputetët”, tha Selakoviç.

"Paragjykoj se në raport do të ketë gjëra dhe vlerësime pozitive edhe negative“, tha ai.

Serbia si tij është shtet me sistem të pavarur juridik dhe nuk i duhet t’i thuhet dhe sugjerohet cilat lëndë të merren në shqyrtim sepse pushteti ekzekutiv nuk përzihet në punën e drejtësisë.

"Ata që dëshmohen se janë përfshirë në punë paligjshme do përgjigjen”, u shpreh Selakoviç.

"Në vendet evropiane janë të fascinuar me rezultatet dhe sigurimin e vaksinës për imunizim, që është meritë e kreut të shtetit. Në lidhje me bashkëpunimin dhe stabilitetin Serbia ka ndihmuar Maqedoninë Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën”, ka deklaruar ai.

Kontributi më konkret sipas tij do të ishte ideja e “Shengenit të vogël” pasi shumë shtete të vogla në Ballkan nuk mund të bëjnë shumë në kuadër të Evropës apo botës.

"Të bashkuara, kemi më shumë mundësi në afirmimin e lirisë së lëvizjes dhe rezultateve më të mira ekonomike”, tha Selakoviç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat