Përfaqësuesi i lartë i Këshillit për politikë dhe demokratizim në Berlini dhe eksperti për çështje të Ballkanit Bodo Weber ka theksuar se “votimi i qeverisë dy të Kurtit, transformimi aktual i elitës politike në Kosovë ka arritur majën para kohe dhe kjo do të ketë ndikim në rrjedhën e mëtejme të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse obliguese, gjë që mund të kuptohet nga fjalimi i Kurtit”.
Sipas tij “katër parimet e qeverisë së re për bisedime, që janë prezantuar nga kryeministri Kurti, në njërën anë do të lehtësojnë punën e BE-së dhe ShBA-ve në rivendosjen e bisedimeve në parime të qarta në kornizën themelore të dialogut politik” .
Weber shprehet se kur thotë këtë mendon në insistimin për pranimin e realitetit të pavarësisë së Kosovës në kufijtë ekzistues.
"Nga ana tjetër katër parimet kanë disa elemente që në mënyrë teorike mund të shërbejnë bisedimeve, si është insistimi në përballjen e Serbisë me të kaluarën si parakusht për bisedime, por edhe për dëmet e luftës. Megjithatë unë kuptojë pakon e parimeve dhe kërkesës fillestare, pozitën maksimal-iste biseduese të Prishtinës” tha eksperti gjerman Weber.