Komisionari Evropian për Zgjerimin Oliver Varhelyi tha sot se vazhdimi i dialogut me Serbinë është i një rëndësie thelbësore për qeverinë e re të Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti.
"Vazhdimi i dialogut është i një rëndësie thelbësore për qytetarët e Kosovës, por gjithashtu për qytetarët e Serbisë dhe për perspektivën e tyre evropiane," tha Varhelyi në seancën plenare të PE-së përpara votimit mbi raportin për Serbinë.
Ai gjithashtu tha se BE pret që takimi i ardhshëm i nivelit të lartë, brenda dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, të mbahet brenda një kohe të arsyeshme.
Parlamenti Evropian zhvilloi sot një debat të përbashkët mbi raportet e progresit të Kosovës, Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore për periudhën 2019-2020.