Ministri serb i reagon eurodeputetes gjermane për Kosovën

Lajme

Ministri serb i reagon eurodeputetes gjermane për Kosovën

Më: 25 mars 2021 Në ora: 17:17
Nikolla Selakoviq

Ministri i jashtëm serb, Nikolla Selakoviq ka kritikuar ashpër paraqitjen e Viola von Cramon para Parlamentit Evropian.

Sipas tij, paraqitja e eurodeputetes "ishte paradë e paragjykimeve dhe inatit politik".

Kjo sipas tij, "jo vetëm për shkak të asaj që tha, por edhe për shkak të asaj që ajo nuk tha".

“Sipas këndvështrimit të saj, vetëshpallja e Kosovës është një oaz ballkanike e euro-entuziazmit dhe një demokracie të lulëzuar dhe problemet kryesore janë ndotja e ajrit dhe dhuna ndaj grave”, tha Selakoviq që njëherit është anëtar i SNS-së, raporton Tanjug.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat