Tifogrupi “Plisat” përmes një postimi në facebook ka shpërndarë lajmin e hidhur për vdekjen e të riut Lavdim Gashi.
Sipas këtij njoftimi, Gashi ka humbur jetën në një aksident rrugor.
Ai ishte pjesë e këtij tifogrupi.
"Sot humbi jetën në një aksident rrugor Plisi jonë - Lavdim Gashi!
Prehu në paqe Lavdim, Plisat do të të kujtojnë përherë!", shkruajnë Plisat në Facebook.