Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka pajtuar dy familje nga Istogu që ishin në ngatërresë.
Familja Mujaj nga Jabllanica e Vogël fali familjen Haziraj nga Orrobera, njofton Ballkani.info.
Në formë konfirmimi se Berisha ka qenë ndërmjetësuesi kryesor, ai ka shpërndarë lajmin për pajtimin e dy familjeve në rrjetin e tij social, facebook.
Postimi i plotë:
Pajtohen familjet Mujaj dhe Haziraj me ndërmjetësim të deputetit Bekë Berisha
Sot më datë 25.03.2021 familja Mujaj nga Jabllanica e Vogel, fali Familjen Haziraj nga Orroberda.
Një falënderim i veçant shkon për deputetit Bekë Berisha që dha kontribut të jashtëzakonshëm.
Një shembull i mirë për tu ndjekur sepse shqiptarët nuk duhet kurrë të jenë armiqë me njëri-tjetrin.