Tre vjet më parë Policia e Kosovës arrestoi zyrtarin e Qeverisë Serbe, Marko Gjuriq në Mitrovicë.
Pas arrestimit, Gjuriq u dërgua në Stacionin e Policisë në Prishtinë.
Ai ishte arrestuar pasi kishte hyrë ilegalisht dhe nuk kishte marr leje nga Qeveria e Kosovës.
Për disa orë Marko Gjuriq ishte mbajtur në stacionin e policisë në Prishtinë, për t’u dëbuar më pas nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare të Merdarës, ku iu dorëzua autoriteteve të Serbisë.