Raif Qela ka publikuar një fotografi të rrallë të komandantit të UÇK-së që ra dëshmor, Nijazi Azemi i njohur ndryshe me nofkën “Komandant Mjekrra”.
Qela ka bërë të ditur se fotografinë e publikuar ia ka dhuruar një mikë i tij tashmë i ndjerë Bajram Kurti para se të bie dëshmor.
Postimi i plotë:
Në përvjetorin e 20-të
Një fotografi e papublikuar deri më tani e dëshmorit të kombit Nijazi Azemit - Komandant Mjekrrës, e shkrepur nga atdhetari tani i ndjerë nga Prizreni, Bajram Kurti, vetëm disa ditë para se Komandant Mjekrra të binte në fushën e nderit.
Këtë fotografi origjinale ma dhuroi miku im tani i ndjerë, prof. Bajram Kurti disa ditë pas rënies së dëshmorit.