Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Petar Petkoviq tha sot se njoftimi për ndërtimin e bazës më të madhe të FSK-së në Mitrovicë, është po aq i rrezikshëm sa kur u formua Ushtria e Kosovës.
“Ne e kuptuam mesazhin për ndërtimin e asaj baze, ne thjesht u kërkojmë atyre që të mos kërcënojnë serbët, sepse ky është viti 2021.
Serbia do të mbrojë njerëzit e saj, nuk kërcënon askënd, është për paqe, për dialog” i tha Petkoviç Tanjug.
Ndryshe, kjo është baza më e madhe që do të ndërtohet në Kosovë.