Misioni i UNICEF-it në Kosovë ka publikuar njoftimin se Kosova deri në maj do të furnizohet edhe me 76 mijë e 800 doza shtesë të vaksinës nga programi Kovaks, duke arritur shifrën 100 mijë e 800 vaksina.
Sasia prej mbi 76 mijë dozave të vaksinave pritet të arrijnë deri në maj dhe janë nga programi Kovaks. “Nuk jemi të sigurt, derisa të gjithë nuk janë të sigurt- Do të kemi sukses së bashku” kanë thënë në UNICEF.
Kosova ditë më parë janë furnizuar me mbi 24 mijë doza të vaksinës kundër virusit covid-19.
Dje ndër të parët që janë vaksinuar me vaksinat e arritura ishte kryeministri Albin Kurti, ndërsa sot vaksinimi për stafin mjekësor ka vazhduar në Klinikën Infektive dhe në palestrën e sporteve “1 tetori” ku po vaksinohen punonjësit e mjekësisë familjare të komunës së Prishtinës.
Ndërsa nga e enjtja edhe e premtja është planifikuar vaksinimi të nis edhe për punonjësit e mjekësisë familjare në komuna të Kosovës.
Ndërsa pas vaksinimit të stafit mjekësor është planifikuar të vaksinohen qytetarët mbi moshën 80 vjeç dhe të sëmurët kronik.