Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nëse do arrinte të njihte Kosovën si shtet i pavarur, do të merrte çmimin ‘Nobel’ për paqe.
“Nëse do ta njohja Kosovën, do të merrja çmimin Nobel.
Kam marrë Urdhrin e Vladimir Putinit. Unë jam i vetmi president që kam marrë Urdhrin e Kishës Ortodokse Serbe” u shpreh Vuçiç një një intervistë me televizionin serb ‘Happy’.
Vuçiç përsëriti se që nga ardhja e tij në pushtet, Serbia ka ndërtuar më shumë rrugë sesa gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së Titos.