“Vetëm se keni doktoruar në Sarajevë po flisni në këtë mënyrë, kjo është turp”.
Kështu ka shkruar lideri i radikalëve serbe Sheshel, në postimin e nën kryetarit të qeverisë malazeze Dritan Abazoviq, i cili tha se “në Srebrenicë ka ndodhur gjenocidi”, shkruan “Espreso”, transmeton “Bota Sot”.
Deklarata e Abazoviç e publikuar në rrjetin social Twiter ka nxitur debate edhe reagime posaçërisht tek radikalët, ndër të cilët edhe nga vet krye-radikali Sheshel.
Abazoviç në profilin e tij në rrjetin social ka publikuar qëndrimin lidhur me Srebrenicën, me ç’rast qartë ka deklaruar qëndrimin e tij lidhur me këtë rast.
“Gjenocidi ka ndodhur në Srebrenicë. Qeveria e malit të Zi respekton të gjitha vendimet e bashkësisë ndërkombëtare. Rreth kësaj nuk ka diskutime. Ata që nuk e kuptojnë këtë, nuk e kanë vendin në pushtetin shtetëror. Ejani të shikojmë kah e ardhmja, kemi shumë punë për të bërë”, ka shkruar Abazoviq.
Pas kësaj ka pasur disa reagime edhe kundërpërgjigje në këtë “cicërimë” në Twiter.