Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se kanë filluar të ekzekutojnë pagesat për dëmet që ishin shkaktuar nga vërshimet.
Sipas tij, 112,897.07 euro tashmë janë ekzekutuar.
Njoftimi i plotë:
Kam kënaqësinë të ju informoj se në bazë të raporteve profesionale të hartuara nga ana e komisionit për vlerësimin e dëmeve në amvisëri si pasojë e reshjeve të shiut, si dhe me inistimin dhe vendosmërinë tonë, sot ka filluar ekzekutimi i pagesave nga MAP – 151,000.00 € për komunën e Rahovecit, që i bjen 28% të mbulimit të vlerës për të gjithë të dëmtuarit në amvisëri.
112,897.07 euro është vlera që është ekzekutuar sot, ndërsa edhe 38,102.93 euro do të ekzekutohen për të dëmtuarit e tjerë.
SL