“Novosti”: Harta skandaloze e copëtimit të Serbisë në emisionin e Marko Jeremiç në BN TV
Gazeta serbe “Novosti”, e ka quajtur skandaloze hartën e prezantuar në një emision në televizionin BN, ku shihen të ndara Kosova dhe Sanxhaku, duke e kritikuar autorin edhe mediumin, transmeton “Bota Sot”.
Në prapavijë në studio ku ndodheshin mysafirët shihet e zmadhuar harta, ku Kosova është e ndarë, sikurse edhe Sanxhaku i ndarë që ka përfshirë territor të Serbisë dhe të Malit të Zi.
Bëhet fjalë sipas këtij mediumi për televizionin BN dhe emisionin “Globalisht” të gazetarit Marko Jeremiç, ku mysafirë kishte politikanin dhe deputetin nga Sanxhaku Muamer Zukorliq dhe Dr Çedomir Antiç.
“Novosti” shkruan se Serbia në hartën në këtë emision ishte copëtuar duke lënë jashtë Kosovën e ndarë me vijë të kuqe dhe mbishkrimin vetëm “Kosovë”, ndërkohë që edhe Sanxhaku ishte ndarë me vijë të kuqe dhe i ndarë nga Serbia edhe Mali i Zi.
Tema kryesore e këtij emisioni ishte “Lufta në paqe apo bashkëpunimi”.
Ndonëse siç thuhet në “Novosti”, vija “ndarëse” nuk është e njëjtë si vija ndarëse e Serbisë me shtetet tjera në rrethinë, është me rëndësi të potencohet edhe fakti se nuk është vendosur emri i plotë, por në prapavijë të emisionit ka shkruar vetëm “Kosova”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/01/auto_80909_mapa_iff1617261937.jpg)