Oda e Hotelerisë dhe Turizmit (OHT) ka arritur marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veprimit me Agjencinë për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit të Maqedonisë së Veriut.
Kreu i Odës së Hotelerisë, Hysen Sogojeva tha se kjo marrëveshje nënkupton koordinimin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, për çka shtoi se shpreson se turizmi si veprimtari nuk do të mbetet anash.
Sogojeva: Turizmi si veprimtari mos të jetë e lënë anash
"Kam nderin që në emër të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit ta nënshkruamë këtë marrëveshje. Kjo vërtet është një vlerë dhe një diçka që kemi filluar seriozisht që turizmi mos të jetë një veprimtari e lënë anash. Duke e ditur rëndësinë e turizmit dhe një industri në veti, besojmë që pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje të arrijmë të gjitha ato që dojmë", ka thënë ai.
Drejtori i Agjencisë për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit, Ljupcho Janevski është shprehur i kënaqur rreth bashkëpunimit mes të dy agjencive. Ai tha se gjatë këtij viti do të punojnë më shumë për tërheqjen e turistëve, dhe se ka theksuar se gjatë 2020-ës Maqedonia është vizituar shumë edhe nga qytetarët e Kosovës.
Janevski: Nder i madh për nënshkrimin e memorandumit të sotëm
“Është një nder i madh për nënshkrimin e memorandumit të sotëm për bashkëpunim me të cilin të dy palët do të ndërtojnë një sektor akoma më të qëndrueshëm dhe akoma më të mirë të turizmit dhe së bashku do të marrim pjesë dhe do të aplikojmë në projekte midis vendeve gjithashtu do të punojmë që në vitin 2021 dhe vitet e ardhshme të punojmë në shumë tema nga rritja e ofertës turistike, rritjes së aranzhmaneve, promovimit te destinacioneve dhe natyrisht tërheqjen e më shumë turistëve të huaj kryesisht sepse turistët e huaj sidomos turistët nga Kosova që në vitin 2020 kanë vizituar Maqedoninë ,tashmë shpresoj që përqindja e tyre pjesëmarrja në numrin e përgjithshëm të turistëve të huaj të rritet çdo ditë. Në këtë mënyrë dërgojmë një mesazh të fortë të unitetit të përbashkët në rajon edhe për turizëm veror mbi të gjitha shpresojmë në bashkëpunimin e mëtejshëm në mes të dy vendeve”, tha ai.
Ambasadorja Shpresa Jusufi ka inkurajuar të dyja palët që kjo marrëveshje të mos mbetet vetëm në letër, por që të implementohet për të mirën e të dy vendeve.
Jusufi: Ky memorandum bashkëpunimi do të mundësojë që të punojmë lirisht
"Është një nder dhe inkurajim për mua që të punojë sa më tepër në këtë drejtim. Takimi i parë ishte me Odën juve qe biseduam për mundësinë për bashkëpunim. Po ashtu interesi i Maqedonisë së Veriut është për mundësitë në turizëm për investime dhe oferta të përbashkëta. Kemi shumë gjëra që mund t'i zhvillojmë bashkë. Ky memoradum është brenda suazave që mund të punojmë lirisht. Ambasada është këtu për të ju ndihmuar", ka shtuar ai.
Ajo ka shtuar se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë mundësi për zhvillimin e turizmit bilateral dhe regjional.