Aktori i mirënjohur Çun Lajçi, ka rrëfyer se për tetë muaj nuk e ka shpenzuar fare pensionin e tij, pasi që siç thotë atij është i dashuruar në teknikë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lajçi ka thënë se i ka kursyer paratë që ta blejë një telefon të modelit iPhone 12.
“Iphon 12 ma rrudhë synin me ato rrush kamerash, që po ua shoh analistave, gazetarve e panelistave çdo natë, (fort e dua), e thojsha shtrengoje rrypin, bani bashkë paret e bleje thiun!”, shkruan ai në Facebook.
Por aktori rrëfen tutje se kur u infektua me COVID-19, tërhoqi nga banka paratë për të cilat tha se nuk i dalin as për ilaçe.
“Kur me mbërtheu Covidi u tuta se po vdes, e menzi shkova deri të banka. Merri paret i thashë vetës, se tybe s’të dalin për ilaçe! Merri se n’vorr nuk t’vyen telefoni!”. Ka shkruar Lajçi në Facebook.
Ai njoftoi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19 më 28 mars përmes një postimi në Facebook.
Ky është postimi i tij i plotë:
Unë jam hajvan
Tetë muej ditë s’e kam prekë pensionin!
Bahuni bashkë, bahuni bashkë iu thojsha pareve!
A dini pse?
Sepse jam hajvan!
Jam i dashunuem n’teknikë!
Iphon 12 ma rrudhë synin me ato rrush kamerash, që po ua shoh analistave, gazetarve e panelistave çdo natë, (fort e dua), e thojsha shtrengoje rrypin, bani bashkë paret e bleje thiun!
Kur me mbërtheu Covidi u tuta se po vdes, e menzi shkova deri të banka. Merri paret i thashë vetës, se tybe s’të dalin për ilaçe!
Merri se n’vorr nuk t’vyen telefoni!
Qashtu ndodhi!
Fort i marr jam!
Dardani, 01.04.2021