Analisti Imer Mushkolaj ka ironizuar me vizitën e djeshme që Albin Kurti e Vjosa Osmani së bashku me familjet e tyre e kanë bërë në Gërmi.
Në një shkrim në Facebook, Mushkolaj thotë se Osmani sot në Gërmi do të del me Lumir Abdixhikun, kryetarin e LDK-së.
“Sot Vjosa po dilke n’Gërmi me Lumirin”, ka thënë ai.
Osmani dhe Kurti dje janë parë në Gërmi së bashku me familjet e tyre.
Një vizitë e tillë ka bërë që të ketë reagime të shumta në drejtim të dyshes.