Aktori Çun Lajçi, ka reaguar ashpër sot, pas kritikave që ka marr gjatë ditës së djeshme ku shkroi se i shpenzoi paratë pas infektimit me Covid, që i kishte ruajtur për të ble një Iphon 12.
Lajçi në postimin e tij sot në facebook, ka akuzuar rëndë ata që e kritikuan.
Ai i quan analfabet me diploma, kursë fëmijet e tyre kanë Iphona 12, ndërsa vajzar me xhinse e me xhipa të zi.
“S'ka bir nane që m'korrupton, jo me Iphon 12 po as me Ranxhrover as me villat tueja. Juve s'iu vjen mirë hajnat me ua sha, se për gjithçka tjetër t'gatshem jeni me i çua kambët përpjetë!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Juve qe vollet vner
Që e lexuet titullin për Iphon 12 e kurgja tjetër s'kuptuet
Juve që e zbrazët mëllefin n'vend të ngushëllimit për smundjen e mortajës
Juve që iu tmeroi zani im n'sharki mbas 20 ditësh
Juve qe m'thojshi sherohu sherohu (e n'thellësinë e shpirtit paski pasë kujtua se vdiq edhe ky)
Juve, analfabet me diploma te bleme e fëmitë me Iphona 12 e 13-të e vajzat me xhinse t'çkyeme e me xhipa t'zi
Juve që s'e duroni suksesin e shqiptarit
Vepren e artistit
Librin e urreni e kurrë s'lexoni
Juve që pranoni nanat m'ua ladrua veç kryepartiakët mos m'ua nemë
Hajnat e rrencat e grushtfortet mos m'ua mallkua
Po ju them:
S'ka bir nane që m'korrupton, jo me Iphon 12 po as me Ranxhrover as me villat tueja
Juve s'iu vjen mirë hajnat me ua sha, se për gjithçka tjetër t'gatshem jeni me i çua kambët përpjetë!
Shtatë femna ( tha nji gazetar)i vozisin sot n'Prishtin xhipat e 150.000 eurove, pa punua kurrë, e juve kjo s'iu pengon, veç telefoni im me paret e mia.
Jo, se xhipat janë dhuratë e langojve pa shkollë e xhepat me hektarët e tokave t'bleme me nga 1 euro!
Juve, që fëmijët tuej rrinë kafiterive tue luejt n'iphona 10 e 11 e 12 juve po ju them:
Unë do t'pres me dalë ai i 13-ti dhe me ble me paret e librave t'mia e plasni ma mirë qetash sa nuk ma keni pa n'dorë!
Unë jam gjeniu i analfabetave të shekullit 21 ne facebooka!
S'kam çka me ju ba!