Është momenti që gjatë e kanë pritur qytetarët e Kosovës.
Në një̈ periudhë delikate për shkak të mundësisë së infektimit me korona virus, shpresa e madhe është vaksina. E kjo vaksinë ka mbërritur tash e disa ditë edhe në vendin tonë.
I pari që e mori, ishte kryeministri Albin Kurti. Kurse e para që e dha këtë̈ vaksinë, ishte infermierja Valbona Visoka.
Gjatë dhënies së vaksinës Astra Zeneca tek Kurti, Visoka ka qenë pa doreza dhe për këtë është komentuar shumë në rrjete sociale. Por, infermierja e ka një̈ përgjigje.