Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borel ka uruar përmes rrjetit social Tviter Vjosa Osmanin për zgjedhjen presidente e Kosovës, duke shprehur besimin se Kosova tash të fokusohet në reforma dhe në dialog.
Borel ka ftuar me këtë rast Prishtinën të përqendrohet në reforma dhe në dialogun me Beogradin që ndërmjetësohet nga BE.
Tash pas formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet, vendi duhet të fokusohet në
"Uroj Vjosa Osmanin për zgjedhjen presidente e Kosovës. Me formimin e institucioneve të reja, Kosova tash mundet fuqishëm të përqendrohet në reforma dhe dialogun që udhëhiqet nga BE” ka shkruar Borel në Twiter.
Borel po ashtu ka nënvizuar se BE do të vazhdojë të mbështes Kosovën në rrugën evropiane.