Boksieri me famë botërore, Luan Krasniqi ka uruar popullin e Kosovës, pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, thotë se Osmani është fryma dhe trashëgimia e Ibrahim Rugovës.
“Urime Kosovë!
Urime Presidente Osmani!
Ju jeni fryma dhe trashëgimi i të madhit Ibrahim Rugova, ju jeni frymëzim i atdhedashurisë, sinonim i rrugës së mirëfilltë që Kosovën dhe qytetarët e saj i shpie drejt lirisë së përhershme, drejtë paqes së përhershme, drejtë demokracisë e sovranitetit të gjithëmbarshëm, në familjen e madhe Evropiane dhe atë Verioantlantike.
Shëndet dhe suksese!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.