SHBA e përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve forenzike në Kosovë

Lajme

SHBA e përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve forenzike në Kosovë

Më: 6 prill 2021 Në ora: 11:04
Foto nga takimi

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Forenzik Blerim Olluri takoi atasheun e Ambasadës së SHBA-ve, Departamentit për Drejtësi-ICTIAP në Kosovë Kimberly Riffe.

Në këtë takim kryeshefi falënderoi Riffe për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë deri më tani. 

Ai u zotua se ky bashkëpunim duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen në fushën e forenzikës për Republikën e Kosovës. 

Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për situatën me COVID dhe menaxhimin e kësaj pandemie nga institucioni jonë.

Kimberly Riffe i ofroj mbështetje punës që po bën Agjencia e Kosovës për Forenzikë dhe njëherë u shpreh e kënaqur me zhvillimin që po bën kjo Agjenci në fushën e shkencës së forenzikës. 

Ajo theksoi se Ambasada e SHBA-ve?? Departamentit për Drejtësi-ICTIAP do të jetë i përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve forenzike në Kosovë, në mënyrë që zbulimi i krimit përmes ekspertizave të forenzikës të jetë garant i drejtësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat