Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i ka bërë dhuratë kryeministres serbe, Ana Brnabiq dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, kopjet e librit ““Shqiptari imagjinarë - Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.
Kamberi u shpreh se në këtë libër paraqiten argument se si janë krijuar paragjykimet në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve.
“Libër ky që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimeve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX.
Shpresoj që do t,i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime”, shkroi Kamberi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Ashtu siç i kisha premtuar, sot, kryeministres Brnabiq dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq ia dërgova dhuratë nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë - Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.
Libër ky që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX.
Shpresoj që do t,i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime.
PS: Dy kopjet e librit i mora dhuratë nga autori të cilin e falënderoj.