Gazetari i suspenduar i RTK-së, Ridvan Berisha ka njoftuar se sonte do të paraqitet sërish para publikut, por jo në emisionin “Debat”, të RTK-së, kësaj radhe paraqitja e tij do të jetë ndryshe.
Berisha ka vendosur që sonte nga ora 20:10 të hyjë drejtpërdrejt në llogarinë e tij të Facebook-ut.
Ai thotë se do të diskutojë për një temë jetike, por jo me analistë siç bënte – por me bashkëbisedues të zakontë e pazakontë.
Gazetari i RTK-së, Ridvan Berisha, ditë më parë ka njoftuar se është suspenduar nga puna në transmetuesin publik.
Berisha ka përmendur kryeministrin aktual, Albin Kurti dhe disa kolegë të tij në RTK, të cilët sipas tij kanë ndikuar në suspendim.
Ai i ka quajtur oportunistë Festim Kabashin, Xhymret Veliun dhe Ngadhnjim Kastratin.
Ja shkrimi i tij:
Sonte në 20:10 Live në TV Facebook-un tim, një temë jetike që do ta trajtojmë drejtpërdrejtë me bashkëbisedues të zakontë e të pazakontë!