Meliha Varesanoviq, e njohur si Sophia Loren e Sarajevës, ecën krenare në Sarajevën e rrethuar, në vitin 1993, pak minuta para se një granatë të binte në këtë rrugë.
Fotografia ikonike, e realizuar nga Tom Stoddart dhe e publikuar në Life Magazine, bëri bujë të madhe atëbotë.
Rrethimi i Sarajevës nisi 29 vjet më parë, më 5 prill 1992.
Për 44 muaj me radhë banorët e kryeqytetit boshnjak u bombarduan nga forcat serbe, përderisa nga kodrat përreth snajperistët ekzekutonin civilë.
Mbi 11 mijë njerëz u vranë, në mesin e tyre 1601 fëmijë.