Kreu i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar sot se vazhdimi i dialogut mes Beogradit edhe Prishtinës nuk varet nga Vjosa Osmani edhe Albin Kurti, atyre ju pengon insistimi i Beogradit në kompromis, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.
Duke komentuar deklaratën e presidentes së sapozgjedhur Vjosa Osmani, se dialogu duhet të jetë reciprok dhe i barabartë, Daçiq përkujtoi qëndrimin e Prishtinës se nuk ka nevojë për dialog dhe për palën e Prishtinës dialogu nënkupton vetëm njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Ata e kanë problem që Beogradi insiston në kompromis. Çfarë dialogu është ai, kur ata në start nuk pranojnë marrëveshjen e Brukselit”, tha Daçiq në TV Pink.
Ai theksoi se kombinimi Osmani-Kurti ka mbështetje në bashkësinë ndërkombëtare, e cila si tha ai, nuk është shumë i prirur për dialogun me ndërmjetësim të Brukselit dhe përpjekjen e arritjes së kompromisit.
Ai shtoi se Beogradi nuk do iu përgjigjet në mënyrën e njëjtë, por do të angazhohet në parimin e stabilitetit regjional dhe pajtim.
“Kjo na konvenon më së shumti, ashtu që të mund të përparojmë në fushën ekonomike dhe të tregojmë rolin konstruktiv të Serbisë”, tha Daçiq.