Kryetari i qeverisë krahinore të Vojvodinës Igor Miroviç vlerësoi se deklarata e ambasadorit gjerman për bombardimet e SRJ në vitin 1999 është skandaloze dhe jo diplomatike, shkruajnë mediet serbe.
“Kjo deklaratë nuk i bënë nder një ambasadori dhe ndaj saj duhet patjetër Serbia të reagojë në harmoni me parimet dhe konventat përkatëse”, tha ai.
Mbrëmë Thomas Schieb në një intervistë për RTV e Vojvodinës, ka deklaruar se “bombardimet e Jugosllavisë në vitin 1999 ishin të domosdoshme , ashtu që të evitohet katastrofa humanitare dhe gjenocidi në Kosovë”.
"Deklarata e ambasadorit gjerman Thomas Schieb për RTV nuk është e vërtetë, nuk është diplomatike dhe nuk është e kuptueshme (kinse duhet evituar katastrofën humanitare dhe gjenocidin e shpikur), nuk i bënë nder statusit të ambasadorit në një vend sovran”, u shpreh ai.
“Thjesht, konsideroj se në deklaratën si kjo duhet të reagohet në harmoni me pasimet edhe konventat përgjegjëse” ka shkruar Miroviç në Instagram.