Vulin sulmon ambasadorin gjerman: Një deklaratë e tillë nuk i ka hije ambasadorit gjerman – bombardimet e Serbisë në 1941 dhe 1999 janë krime!
Ministri i brendshëm i Serbisë Vulin, ka reaguar duke e quajtur të pahijshme deklaratën e ambasadorit gjerman Thomas Schieb rreth domosdoshmërisë së ndërhyrjes së ndalimit të katastrofës humanitare edhe gjenocidit në Kosovë. Sipas tij, një deklaratë e tillë nuk i ka hije ambasadorit gjerman – bombardimet e Serbisë në 1941 dhe 1999 janë krime, shkruajnë mediet serbe.
Me këtë rast, ai reagoi duke i quajtur krime bombardimet që kanë ndodhur ndaj Serbisë në vitin 1941 dhe 1999.
“Në ditën e 6 prillit, kur Gjermania në luftën e dytë botërore ka vrarë dhjetëra mijëra qytetarë të Beogradit, Schieb do duhej të vizitonte varrezat dhe të bënte homazhe e kurora lule dhe jo të arsyetojë bombardimet e Serbisë në vitin 1999”, tha ai.
"Një arrogancë e këtillë i përshtatet komandantit gjerman të okupimit të Serbisë, por jo edhe ambasadorit të Gjermanisë në Serbi”, deklaroi Vulin, kumtoi Lëvizja socialiste.
Vulin vlerësoi se copëtimi i Serbisë në vitin 1941 ishte krim, sikurse edhe copëtimi i Serbisë në vitin 1999. SRJ u sulmua për shkak të refuzimit të zhdukjes së vetë në Rambuje dhe për shkak të raporteve me “pakicën shqiptare”, duke përmendur emërtimin fyes.