Kirurgu Salih Krasniqi, ka rrëfyer një ngjarje të rëndë, të ndodhur në luftën e fundit në Kosovë.
Krasniqi, përmes një shkrimi në Facebook, tregon se si Sylejman Bytyçi ishte torturuar keq në burgun e Dubravës.
Ai tregon se pavarësisht se plagët e Bytyqit ishin të rënda, i njëjti kishte qëndruar vetëm dy ditë në Klinikën e Kirurgjisë, pasi ishte kthyer në qelinë e burgut nga forcat serbe.
Rrëfimi i plotë:
Me Sylejman Bytyçin.
Këtë pacient të plagosur në Klinikën e Kirurgjisë e sjell policia serbe nga Burgu i Dubravës së Istogut më 08.06.1999 (20 ditë pas marrjes së plagëve).Ndërsa në historinë e sëmundjes shkruan diagnoza: Dg: Vulnus explosivum regio humeri lat.dex. Fractura ossis humeri lat.dex. Infectio vulneris. (Plagë eksplozive të krahut të djathtë. Thyerje e kockës së krahut të djathtë. Infeksion e plagës).
Pas dy ditë qëndrimi në Kirurgji, në bazë të diagnozës – i pa mjekuar, pacientin e merr personeli i burgut dhe e dërgon sërish në burg.