Sefer Sinani është 7 vjeçari i cili ka humbur jetë, si pasojë e goditjes nga një veturë në lëvizje.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rusicovc të Lipanit.
Me këtë rast Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Lipjanit Elmaze Behluli, përmes telegramit, ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes, nxënësve dhe mësimdhënësve për humbjen e Seferit.
“Seferin e vogël do ta kujtojmë gjithherë si nxënës të edukuar dhe shembullorë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Telegram ngushëllimi:
E nderuar Familje Sinani,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për humbjen e jetës në mënyrë aksidentale të nxënësit Sefer ( Sadri ) Sinani, nxënës i klasës përgatitore në PNF në Resinoc.
Me këtë rast Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Lipjanit Elmaze Behluli, përmes telegramit, shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, nxënësve dhe mësimdhënësve për humbjen e Seferit në lulen e rinisë.
Seferin e vogël do ta kujtojmë gjithherë si nxënës të edukuar dhe shembullorë.
Pushoftë në parajsë ky engjëll i vogël!