Solli në jetë një engjull, por 24 vjeçarja nga Sllatina ndërroi jetë më pas

Lajme

Solli në jetë një engjull, por 24 vjeçarja nga Sllatina ndërroi jetë më pas

Më: 9 prill 2021 Në ora: 09:03
Donika Bajraktari – Ymeri

Donika Bajraktari – Ymeri është 24 vjeçarja nga Sllatina e Vitisë që ndrroi jetë pasi solli në jetë një djalë.

Familjarët kanë njoftuar se e ndjera ka ndërruar jetë pasi ka lindur një djalë, gjendja e saj është komplikuar më pas dhe nuk ka mundur të përballojë komplikimet dhe si pasojë ka ndërruar jetë ditën e sotme, ndërsa fatmirësisht foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot 09 prill në ora 13:00 në Sllatinë të Epërme.

Deri më tani nga Covid në Kosovë kanë ndërruar jetë mbi 1900 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat