Më shumë se vullneti që e ka pasur, kanë qenë rrethanat familjare të cilat kanë bërë që Nife Kuqi, afro të 80-ave, mos ta ndalë punën asnjëherë.
Gjithë ditën ajo kryen punë të ndryshme, jo aq të lehta.
Sytë e saj flasin shumë dhe tregojnë vuajtje, sakrificë e dashuri për fëmijët.
Ndërkohë, burrin e kishte humbur në moshë të re.
Përveç punëve fizike, kjo grua shkon edhe në bjeshkë për të mbledhur disa bimë.