Policia e Kosovës vazhdon t’i kryejë me përgjegjësi detyrat e vëna nga institucionet.
Këtë e ka konfirmuar vetë Policia përmes një komunikate për publikun në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Prishtinë, më 9 prill 2021
Policia e Kosovës është në krye të realizimit të detyrave e obligimeve që ka karshi ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe jetës së qytetarëve.
Patrullat policore edhe sot, diku vetëm e diku me zyrtarë nga institucionet përkatëse, janë në teren në zbatim të vendimeve të institucioneve dhe ligjit Anti Covid 19.