Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka paralajmëruar arrestime të reja të Gjykatës Speciale.
Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se së shpejti në Hagë do iu bashkohet edhe një përforcim i ri.
Ai ka postuar një fotografi ku shihet Hashim Thaçi, Kadri Veseli tashmë të arrestuar, së bashku me Azem Sylën dhe Xhavit Halitin.
Sipas aludimit të Miftari i arrestuari i radhës mund të jetë Azem Syla.
“Dy multi milionerëve me seli në burgun e Hagës ju shkon se shpejti edhe një përforcim ishalla nuk ma zanë SPO në befasi dajën pa pizhame tani në naj mëngjes pranveror!”, ka shkruar Naim Miftari në Facebook.