(E plotësuar 23:15) - Flet djali i instrumentistit, shprehet i pikëlluar për humbjen e të atit
Në një postim në facebok për vdekjen e instrumentistit Shaqir Hoti ka shkruar edhe djali i tij i cili u shpreh i pikëlluar për vdekjen e të atit.
Hoti shprehët që ishin krenar që e patën dhe se nuk do të harrohet asnjëhere, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Shum e vështir të shkruaj qe na le. Jemi krenar qe te patem edhe pse ike në botën tjetër ti kurr zdo te harrohesh/BS
***
Ka ndërruar jetë instrumentisti i njohur, Shaqir Hoti, bëjnë të ditur burime në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Hoti tash e sa dite ishte duke marrë trajtim mjekësor në Kliniken e Gastroenterologjisë.
Hoti ndryshe njihej si okarina e artë e melodisë popullore.
Ai ka punuar vegla frymore nga thesari i trashëgimisë kulturore artistike, nga më të ndryshmet.