Drejtoresha e Administratës në Prishtinë, tregon si u martua në Kosovë: Realizova ëndrrën e babait!

Lajme

Drejtoresha e Administratës në Prishtinë, tregon si u martua në Kosovë: Realizova ëndrrën e babait!

Më: 15 prill 2021 Në ora: 19:44
Vasilika Zotaj

E lindur dhe e rritur në Shqipëri, por familjen e saj vendosi ta krijoi në Kosovë, duke plotësuar edhe një dëshirë të babait të saj të ndjerë.

Vasilika Zotaj, e cila aktualisht është drejtoreshë e Administratës në Komunën e Prishtinës, ka treguar rrëfimin e saj të dashurisë, teksa ka thënë se ishte rritur me emrin e Kosovës.

“Them të drejtën, absolutisht nuk e kam menduar që do të martohem në Kosovë, edhe pse kemi qenë një familje që jemi rritur me Kosovën.

Babai im ka qenë partizan gjatë luftës së dytë botërore dhe gjithmonë na ka folur për Kosovën dhe ka ikur me një merak të madh që nuk ka mundur të vij pas 1944-tës në Kosovë.

Megjithatë unë e realizova atë ëndrrën e tij”, ka rrëfyer ndër të tjera Zotaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat