Ish-luftëtari i UÇK-së, Anefi Krasniqi nga Zhilivoda e Vushtrrisë është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Bashkëluftëtari i tij, ish-eprori Naim Miftari përmes një apeli publik, ka kërkuar ndihmë për të.
Miftari ka kërkuar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që ta ndihmojë Krasniqi me aq sa ka mundësi ligjore ministria.
Postimi i Miftarit:
Apel për ta ndihmuar një ushtar_luftëtar të UÇK
Bashkëluftëtari i jonë Anefi Krasniqi është luftëtar i hershëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ka lindur dhe jeton në fshatin Zhilivodë, komuna e Vushtrrisë.
Rrjedh nga një familje patriotike dhe kombëtare e angazhuar në luftën e fundit gjithë familja në shërbim të luftës ku lirisë së Kosovës i dha dëshmorin e Kombit SHABAN N KRASNIQI ..
Anefiu është i martuar dhe i ka tre fëmijë .
Anefiu sot ka nevojë për ndihmë financiare dhe vuan nga sëmundja kancerogjene ‘Dg.carcinoma ex pleomorphic adenoma reg pallatum mollae lat .Dex’ e cila kërkon urgjent trajtim jashtë vendit dhe shuma e trajtimit të sëmundjes është e papërballueshme për Familjen.
Ju lutem të gjithë atyre që kanë mundësi t’i ndihmojnë Anefiut!
Nr i llogarisë bankare:
1300003014254233 BPB
Nr i telefonit : +38345886305
Rast sëmundja e rënd është i vërtet e njoh personalisht pasi e kam bashkëluftëtar dhe shok posedon të gjitha dokumentet shtesë mjekësisë të nevojshme, lus edhe Arben Vitian ministrin e shëndetësisë të ndihmojnë luftëtarin Anefi Krasniqin sipas mundësive ligjore qe i ka ministria.