Vulin kritikon BE-në: Kufijtë tash janë të pandryshuar, por pse nuk ishin në vitin 1999

Lajme

Vulin kritikon BE-në: Kufijtë tash janë të pandryshuar, por pse nuk ishin në vitin 1999

Më: 19 prill 2021 Në ora: 09:37
Vulin

Ministri i mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin deklaroi se nuk ka dijeni për ekzistimin e "non peper", por nëse ekziston nuk kupton se BE ka të drjetë të përcaktojë ku do jetojnë serbët, shkruan “Tanjug”, transmeton “Bota Sot”.

Vulin ka thënë se po thonë se “kufijt tash janë të pandryshuar, por nuk ishin në vitin 1999”.

“Interesant ishte dhe në rregull copëtimi i Serbisë, por e papranueshme ideja e bashkimit të serbëve. Si mundet BE të ketë të drejtë të përcaktojë ku do të jetojnë serbët”, tha Vulin për TV Pink.

Ai vlerësoi se BE popujt e Ballkanit “ i përjeton si kukulla”.

Vulin nënvizon se për BE “grisja” e Serbisë dhe marrja e Kosovës është në rregull, por heqja e Srpskes nuk është në rregull se nuk kontribuon në paqe e stabilitet.

"Serbët duhet të kenë një shtet unik dhe ashtu të zgjidhin çështjen kombëtare, ky është mendimi im personale. Kush thotë se ndryshimi i kufijve është krim, e nuk ishte në vitin 1999?", pyeti Vulin.

Ai ka shtuar se Srpska duhet të mbetet në mandatin e plotë sipas marrëveshjes së Dejtonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat