Kosovës i kanë mbetur në dispozicion vetëm edhe rreth 7 mijë doza të vaksinës për të luftuar pandeminë.
Kjo sepse nga 24 mijë dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit që ka pranuar Kosova, janë shfrytëzuar rreth 17 mijë prej tyre.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
“Janë vaksinuar rreth 17 000. Kjo shifër pritet të tejkalohet sot”, thuhet në përgjigjen e MSh.
Ministria e udhëhequr nga Arben Vitia ka njoftuar se procesi i vaksinimit po shkon në mënyrë të duhur. Por ende nuk ka një datë të saktë se kur do të vijnë dozat e tjera të vaksinave.
Ministri i Shëndetësisë , Arben Vitia, ka deklaruar se dozat e tjera të vaksinës kundër COVID-19 do të vijnë në Kosovë në fund të muajit prill ose në fillim tu muajit maj.
Ndryshe këto vaksina janë, kontingjenti i parë i dozave që arritën në Kosovë mbrëmjen e 28 marsit, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.