Profesori Universitar Halil Ibrahimi, së fundi ka zbuluar një insekt të rrallë në Kosovë, i cili është emëruar me emrin “Potamophylax coronavirus”.
Ibrahimi së bashku me një grup nga departamenti i Biologjisë i Universitetit të Prishtinës, zhvilluan një ekspeditë hulumtuese në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, në zonën burimore të Lumbardhit të Deçanit.
Lidhur me zbulimin në fjalë është raportuar nga Associated Press, të cilët e kanë zhvilluar edhe një kronikë.