Një person ka ndërruar jetë përgjatë kohës sa po mjekohej në kuadër të QKUK-së, saktësisht në Klinikën e Neurologjisë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës theksohet se është raportuar se i njëjti ishte i shtrirë në QKUK dhe ka ndërruar jetë për shkak të sëmundjes kronike. Viktima ishte duke vuajtur burgun në qendrën e paraburgimit në Hajvali.
“Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.
Rasti është raportuar si ‘Hetim mbi vdekjen’.