Kreu i Forumit të Beogradit për botën e të barabartëve dhe ish-ministri i jashtëm i SRJ, Zhivadin Jovanoviç, ka tërhequr vërejtjen si tha që ministri i jashtëm rus Lavrov jo për shkak mos-informimit apo vlerësimit joreal, ka dhënë deklaratë për rrezikun e “tentimit të heqjes dorë” nga rezoluta 1244.
Jovanoviç në deklaratën me shkrim pyeti nëse në këtw “tentim” ndoshta futet edhe “angazhimi i Sllovenisë për ndryshimin e kufijve që paragjykon dy “heqje dorë” nga marrëveshja e Dejtonit dhe rezoluta 1244”.
Deklarata e Lavrov gjatë takimit me Selakoviç në Moskë se “në tentimet e heqjes dorë nga rezoluta 1244 shohim rrezik”, kur foli rreth statusit të ardhëm të Kosovës ka tërheq vëmendjen e opinionit në vend.
Ai megjithatë ka shtuar se në raportet e medieve për atë vizitë nuk ka shenja kush “tenton të heq dorë” nga dokumenti i përgjithshëm obligues i organit më përgjegjës për paqe edhe siguri.
Jovanoviç ka thënë se Lavrov përsëriti mbështetjen parimore për legjitimitetin e interesave të Serbisë dhe se Kosova duhet të mbetet prioritet i KS të OKB-së dhe se rezoluta 1244 duhet të kryhet në tërësi.
Sipas tij, vizita e parë e ministrit Selakoviç në Moskë kaloi në shenjë të afirmimit të arritjeve dhe vendosmërisë dypalëshe që trendi i forcimit të raporteve strategjike duhet të vazhdojë.