Ambasadorja e Francës??, Marie-Christine Butel, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të 3 automjeteve Bastion, Policisë së Kosovës.
Këto janë automjete të prodhuara tërësisht në Francë nga kompania Arquus.
Dorëzimi këtyre automjeteve është pjesë e një bashkëpunimi të filluar që nga viti 2013 me Ministrinë e Punëve të brendshme.
Këto automjete i shtohen kontigjentit të 12 automjeteve që janë tashmë duke u përdorur për transportin e mbrojtur dhe misionet e zbatimit të ligjit.
Ndërmarrja franceze Arquus është një nga margaritarët e industrisë franceze dhe furnizuesi kryesor lidhur me mobilitetin tokësor për ministri të ndryshme në Francë dhe një furnizues kryesor i automjeteve 4x4 dhe 6x6 për forca të shumta të sigurisë në Francë si dhe ne botën e jashtme, në më shumë se 60 vende.